Tomas Myler "kërcënon" Bayernin: Nëse nuk luaj titullar, largohem
Sulmuesi gjerman i Bayernit, Tomas Myler ka "kërcënuar" drejtuesit e Bayernit se nëse nuk është në planet e tyre si një futbollist titullar, atëherë ai edhe mund të largohet."Kam arritur në një pikë ku dua të di përpara fillimit të sezonit, nëse do të jem lojtar kyç për 11-shen titullare apo jo. Dhe nëse klubi me të vërtetë më planifikon mua për vitet e ardhshme. Mirë do të ishte që dikush të fliste me mua dhe të më tregonte planet e Bayernit.", tha Myller. "Nuk jam më djali që them: 'Epo, tani kam luajtur këtu dhe kam një rol të mirë, por duhet ta mbaj gojën të mbyllur dhe të gjithë mund të më bëjnë ç'të duan. Nuk mund të jap garanci për gjithë jetën, dua të jem i rëndësishëm tek ekipi ku luaj. Nëse nuk më kanë në plan, le të ma thonë dhe unë shikoj diçka tjetër", shtoi Myler.