Milan bën gati dy "goditje", Menez dhe Aleks do të vishen kuqezinj
Nga OraNews Përditësimi i fundit 3 Qershor 2014, 19:07
Milani është gati për të bërë një goditje të dyfishtë. Dy futbollistët e PSG-së, mbrojtësi Aleks dhe mesfushori Menez do të veshin fanelën e Milanit. Do të jenë pikërisht këta dy futbollistë dhuratat e para për trjajnerin e ri Pipo Inzagi.Sipas mediave italiane, Inzagi është takuar mesditën e sotme me mesfushorin Menez ku dhe është fotografuar nga paparacët. Siç raportohet mesfushori dhe trajneri i ri i Milanit kanë rënë parimisht dakort që Menez të veshë fanelën e Milanit.Pas Menez mund të vijë edhe mbrojtësi, Aleks, i cili tashmë është jashtë planeve të trajerit të PSG-së, Laurent Blank që pas ardhjes së David Luiz. Shumë shpejt këta dy futbollistë do të zyrtarizohen si futbollistët e rinj të Milanit.