Edison Kavani: Nuk më pëlqen të shkoj te Mançester Junajtid

Mediat franceze kanë zbuluar se sulmuesi i PSG-së, Edinson Kavani i ka thënë përfundimisht “jo” ofertës së skuadrës së Mançester Junajtid. Fakti që “djajtë e kuq” nuk do të marrin pjesë në edicionin e radhës të Ligës së Kampioneve i ka larguar nga sulmuesi uruguaian.27-vjeçari kështu mund të kërkojë një klub të ri, pasi edhe në Paris nuk preferon të qëndrojë, për shkak të marrëdhënieve të vështira me Ibrën. Sulmuesi ka oferta të tjera nga Anglia dhe po i studion me vëmendje.Para pak muajsh, Kavani ishte shumë pranë transferimit në Mançester, por tani që “djajtë” janë jashtë Europës duket se ka ndërruar mendje, duke i refuzuar përfundimisht drejtuesit e ekipit anglez.