Barça e pandalashme, Real tjetër rezultat negativ
Dy gjigandët e futbollit Spanjoll, Barcelona dhe Real Madrid, kanë përjetuar një fundjavë diametralisht të kundërt, pasi katalanasit vazhdojnë marshimin triumfues, ndërsa madrilenët kanë prekur fundin me një tjetër humbje.Blaugranat kanë ditur të fitojnë edhe pa trajner pasi kanë mundur me rezultatin e pastër 1-3 skuadrën e ValladolidKatalanasit kanë mbajtur premtimin për të fituar dhe për t’ia dedikuar suksesin Tito Vilanovës që iu nënshtrua një operacioni për heqjen e një tumori vetëm dy ditë më parë. Me asistentin e trajnerit që drejtonte në pankinë, Barcelona ka vazhduar lojën e saj bindëse duke dominuar takimin deri në fund të 90 minutëshit. Golin e parë të takimit e shënon Kasvi në fundin e parë, ndërsa me fillimin e 45 minutave të dyta është i përhershmi Mesi ai që dyfishon shifrat për skuadrën e tij. Havi Guerra vuri në diskutim rezultatin me golin e tij në minutën e 89-të, por në fillimin e shtesës është Tejo që feston rinovimin me katalanasit duke vulosur rezultatin përfundimtar 3-1.Nëse Barcelona ecën e pandalshme në kampionat, e njëjta gjë nuk mund të thuhet për Real Madrid që tani është plot 16 pikë larg kryesuesve. Madrilenët janë mundur në fushën e Malagas me rezultatin 3-2, në një ndeshje ku kanë shfaqur formën e tyre më të keqe dhe një lojë inekzistente në krahasim me atë të shfaqur vetëm një vit më parë nga të njëjtët lojtarë.Sikur të mos mjaftonte thjesht humbja, madrilenët nuk do të kalojnë as pushime të qeta pasi në radhët e tyre ka shpërthyer çështja “Kasijas”. Murinjo ka lënë në stol portierin e Kombëtares Spanjolle duke treguar edhe një herë polemikat që kanë shpërthyer te kjo skuadër. Vendin e kapitenit të madrilenve e ka zënë i riu Adan, që ka irrituar dukshëm tifozët e skuadrës. Ata pak që kishin udhëtuar në transfertë për të ndjekur ndeshjen, e kanë përshëndetur vendimin e trajnerit me vërshëllima, duke kërkuar edhe largimin e portugezit në fundin e takimit.në javën e 17 të Primera Divizion janë shënuar këto rezultate: Të EnjtenRayo - Vallecano 3-0Espanyol - Deportivo La Coruna 2-0Real Sociedad - Sevilla 2-1 Të PremtenValencia - Getafe 4-2Atletiko Madrid - Celta Vigo 1-0 Të ShtunënReal Betis - Mallorca 1-2Valladolid - Barcelona 1-3Malaga - Real Madrid 3-2Osasuna - Granada 1-2Athletiko Bilbao - Zaragoza 0-2