Roma Shkatërron Milan 4-2
Për Milanin ka ardhur humbja e parë pas disa fitoreve radhazi. Kuq e zinjtë e drejtuar nga Alegri janë treguar të pafuqishëm kundër skuadrës së Romës e cila në Olimpiko ka bërë që të ekzaltohen tifozët vendas. Të besuarit e teknikut Zeman kanë shkatërruar kuqezinjt e Milanit me rezultatin 4-2. Të parët kaluan në epërsi vendasit përmes Nicolas Burdissos (13’) ndërsa Pablo Osvaldo rriti epërsinë në 2-0 në minutën e 24-të.Për të trefishuar rezultatin mendoi, 20-vjeçari Erik Lamela i cili vulosi fitoren e kryeqytetasve që në 45 minutat e para.Ndërsa në minutën e 61-të, i njëjti futbollist shënoi golin e dytë personal, dhe të katërtin për skuadrën e tij. Pas shënimit të golit të katërt verdh e kuqtë ndëshkohen me karton të kuq. Marqinho lë kryeqytetasit me 10 lojtarë ndërsa Milan shfrytëzon më së miri epërsinë numerike për të shkurtuar diferencat.Giampaolo Pazzini shënoi nga penaltia në minutën e 87 ndërsa 1 minutë më vonë ëshë Bojan Krkiç i cili hap takimin por pa arritur të marrë një rezultat pozitiv sepse minutat në dispozicion nuk mjaftojnë për më tepër. Derbi i Italisë më i rëndësishmi për javën e 18 përfundoi me një fitore bindëse të Romës e cila tashmë po ngjit shkallët e renditjes për të synuar pjesmarrjen në Kupat e Europës.Pas kësaj fitoreje, Roma arrin në 32 pikë dhe forcon pozitën e gjashtë në tabelë ndërkohë Milani mbetet në vend të shtatë me pesë pikë më pak se RomaNë ndeshjet e tjera të Seria A janë shënuar këto rezultate:Pescara - Catania 2-1Cagliari - Juventus 1-3Inter - Genoa 1-1Atalanata - Udinese 1-1Bolognia - Parma 1-2Palermo - Fiorentina 0-3Sampdoria - Lazio 0-1Siena - Napoli 0-2Torino - Chievo 2-0Roma - Milan 4-2