Jep dorëheqjen trajneri i Fenerbahces

Aykut Kocaman ka dhënë dorëheqjen nga posti i trajnerit të gjigantit turk, Fenerbahce, pas presionit të tifozëve pas disfatës nga Karabukspori të shtunën. Fenerbahce pësoi humbje edhe javën e kaluar nga Galatasaray, ndërsa të ngopur u treguan tifozët, presioni i të cilëve bënë që për Kocamanin ndeshja ndaj Kardemir Karabuksporti të jetë e fundit.Kocaman ishte fajtori kryesor sipas tifozëve të Fenerit pse klubi u eliminua nga play-offi për kualifikim në Ligën e Kampionëve, ndërsa prishja e marrëdhënieve me lojtarin e preferuar Alexandro de Souza e ka sosur durimin e tifozëve ashtu si edhe të bordit.