Isko lojtari i ri më i mirë i vitit
Djaloshi i Artë për vitin 2012 është shpallur supertalenti spanjoll, Isco.Ylli i Malagës pas votimit për këtë çmim është lojtari më i mirë për moshën 21 vjeçare. Ky çmim është tejet i rëndësishem për Iskon pasi ka arritur të mund një nga lojtarët e ri më të mirë për momentin. Bëhet fjalë për sulmuesin e Milan Stephan El Sharaëy.Në konkurim me këta dy talente të futbollit botëror ishte edhe një emër tjetër i madh i futbollit botëror që premton shumë për të ardhmen Tibaut Courtois që u rendit i treti në garën për çmimin lojtari i ri i vitit. Nga votimi i realizuar Isko mblodhi 127 vota , 2 më shumë se talenti i Milanit El Sharaaëy që mori 125 vota ndërsa Courtois që u rendit i treti grumbulloi 116 pikë. Isco kaloi një edicion fantastik me Malagën dhe Spanjën U21 çka bëri që ai të merrte këtë titull për vitin 2012.