Van Gal insiston për Stroman, gati 30 milion euro
Sipas mediace angleze, Mençester Junajtid po ndjek nga afër mesfushorin hollandez të Romës, Stroman. Tekniku hollandez, Van Gal i cili pas Botërorit do të marë drejtimin e klubit anglez ka shprehur dëshirën për të afruar mesfushorin me çdo kusht në ekip.Burime pranë trjanerit Van Gal, bëjnë të ditur se mesfushori është objektivi nr 1 për mesfushën e Junajtid. Klubi alglez po përgatit ofertën prej 30 milion eurosh, për të cilën drejtuesit e Romës vështirë se do ta refuzojnë.Van Gal mund të përdorë edhe mënyra të tjera për ta bindur Stromanin. Ai do ta ketë nën urdhrat e tij gjatë Botërorit, por trajneri mund të përdorë si shkes edhe sulmuesin Van Persi i cili ka një miqësi shumë të fortë me mesfushorin e Romës. Përveç Stroman, Mançester Junajtid interesohet edhe për sulmuesin e PSG-së, Edison Cavanin. Sipas mediave britanike, këta dy futbollistë kërkohen me çdo kusht në ekip nga trajneri Van Gal.