Lorik Cana mungon ndaj San Marinos, kapiteni do të "djegë" shaminë e beqarit

Kapiteni i Kombëtares Shqiptare, Lorik Cana do të mungojë në sfidën ndaj San Marinos në 8 qershor, pasi ka marrë lejë drejtuesve. Mbrojtësi do të martohet gjatë muajit qershor me të dashurën e tij italiane.Ai do të shkojë në altar me të dashurën e tij, Monika, dhe një gjë të tillë e konfirmoi pas ndeshjes miqësore ndaj Rumanisë ku tregoi se i ka marë lejë teknikut De Biazi. “Pas ndeshjes ndaj Hungarisë do të marr leje për t’u martuar. Trajneri De Biazi më ka dhënë leje të martohem, – deklaroi duke qeshur Cana. – E kam gjetur personin e duhur për t’u martuar dhe besoj se do të jetë një mbështetje e mirë për mua.”