De Biazi: Pavarësisht humbjes, Rumania ishte një test pozitiv për ne
Trajneri i Kombëtares Shqiptare, Xhani De Biazi ka folur pas miqësores me Rumaninë duke theksuar se pavarësisht humbjes kjo ishte një ndeshje pozitive për Përfaqësuesen tonë. Tekniku tha gjithashtu se ekipi vuajti lodhjen fizike dhe nuk arriti ta përballonte ndeshjen deri në fund."Në 35 minutat e para luajtëm shumë mirë, më pas paguam disi lodhjen fizike. Në 10 minutat e fundit të pjesës së parë ishte shumë i zoti Berisha, që na shpëtoi. Në pjesën e dytë ndodhi sërish e njëjta gjë, ramë fizikisht dhe nuk kishim më zëvendësime në dispozicion. E vuajtëm freskinë e Rumanisë, që mbetet një skuadër e mire, pasi mos harrojmë që luajti edhe në “play-off” për Botërorin. Sa u përket të rinjve, ndeshje e mirë për Cikalleshin, që ndoshta ishte disi i emocionuar, por që luajti vërtet mirë. E zëvendësova vetëm sepse ishte menduar kështu që më parë, ndërkohë që Vajushi nuk u aktivizua për probleme fizike. Në total luajtëm mirë, por vetëm se vuajtëm fizikisht. Pavarësisht humbjes, kjo ndeshje më rezulton si një test pozitiv, pasi provova disa futbolliste të rinj të cilët më pëlqyen. Për fat do të kemi dy lojtarë më shumë për Hungarinë, Mavraj dhe Hysaj”. -deklaroi De Biazi