Dëmtimi i Montolivos "tremb" Italinë, mesfushori rrezikon të mbetet jashtë Botërorit

Gjatë ndeshjes miqësore, Itali - Irlandë, mbrojtësi irlandez Alex Pearce bëri një ndërhyrje të tmerrshme ndaj organizatorit italian, Rikardo Montolivo i cili është dashur që të zëvendësohet vetëm pas 8 minutave lojë. Dëmtimi ishte i rëndë, dhe siç raportojnë mediat italiene, me shumë gjasa Montolivo do të mungojë në Kampionatin Botëror 2014. Italia do të përballet me kombëtaren e Anglisë vetëm pas dy javëve dhe mjekët parashikojnë se kaq pak kohë nuk mund t'i mjaftojë Montolivos për t'u rikuperuar.Montolivo është një nga mesfushorët më të rëndësishëm të Kombëtares italiane dhe trajneri Prandelli beson shumë tek ai lojtar. Montolivo do të ishte një humbje e madhe për Italinë në këtë Botëror