Barcelona, 6 emra të rinj për të rikthyer lavdinë e katalanasve
Gazeta prestigjoze spanjolle, "El Mundo Deportivo" ka publikuar 6 emrat e rinj që trajneri i Barcelonës Luis Enrike i ka kërkuar drejtuesve të katalanasve. Barcelona do të kërkojë që në sezonin e ardhshëm të rikthehet një ekip konkurues si në kampionat, ashtu edhe në Champions. Për ta bërë këtë drejtuesit mund të afrojnë gjatë kësaj merkato verore plot 6 futbollistë të cilët do të bënin diferencën. Përforcimet do të jenë në të gjitha repartet.Për portën përmendet Bravo (R.Sociedad), në mbrojtje Mathieu (Valencia) dhe Marquinhos (Paris SG). Për mesfushën pa dyshim emri më i lakuar është Koke (Atl.Madrid), kurse për sulmin përmenden Kun Aguero (Man City), dhe anësori i Fiorentinës, Cuadrado. Megjithatë ende asgjë konkrete, këta emra mbeten aktualisht vetëm dëshira të trajnerit Enrike.