Magjia e Ibrës, Suedezi pranë realizimit të golit të shekullit

Zlatan Ibrahimoviç nëse do të kishte edhe fatin me vete dje në mbrëmje mund të shënonte një nga golat që do të mbetej gjithmonë në mendjet e të gjithëve.Suedezi tentoi të bënte një gol nga një pozicion i pamundur duke treguar edhe një herë vlerat që ka ky futbollist në vijën e parë të sulmit. Në rast se do të arrinte të shënonte, atëherë ky gol do të ishte nga ata që nuk të hiqen lehtë nga kujtesa dhe që qëndrojnë gjatë në historinë e futbollit.Skuadra e Carlo Ancelottit fitoi 3-0 por ajo që do të ketë mbetur në mendjen nga ai takim është pikërisht "magjia" e Ibrahimoviç.