Nga Çerçi te Negredo, Inzagi zbardh projektin e ri të Milanit

Filipo Inzagi ka filluar punën në drejtimin e klubit të Milanit. Ishsulmuesi i Milanit në ditët e fundit është takuar shumë shpesh me administratorin kuqezi, Adriano Galianin, për të biseduar për të ardhmen. Sipas mediave italiane, Inzagi i ka paraqitur Galianit edhe projektin e tij, së bashku me listën e emrave që ai do në këtë merkato.Përforcimi i parë mund të jetë braziliani i PSG-së, Aleksi, i cili në fund të muajit lirohet me parametra zero. Nga krahët, objektivi është Davide Santon. Për ish-interistin, klubi kuqezi ka bërë një ofertë zyrtare duke i ofruar Njukasëllit 5 milionë euro, plus kartonin e mbrojtësin Kevin Konstant.Eshli Kol ka shumë shanse për t’u transferuar te Milani, për krahun e majtë. Kuqezinjtë janë rikthyer të mendojnë për Ganson. Fantazisti i San Paolos nuk del kurrë jashtë mode për Milanin. Në sulm ka shumë dëshira. Emri i parë në listën e Inzagit është sulmuesi i Torinos, Alesio Çerçi. Në rast se Milani do të sakrifikojë në merkato Mario Balotelin, zëvendësuesi i tij më i mundshëm është sulmuesi i Mançester Sitit, Alvaro Negredo. këto janë fillimisht dëshirat e Pipo Inzagit i cili ka shprehur dëshirën për të patur në ekip këta futbollistë