PSG të tjera financa për merkaton e 4 viteve të ardhshme
Investimet te skuadra e PSG nuk kanë të sosur pasi Sheikët Arab që drejtojnë skuadrën kryeqytetase të Francës kanë siguruar të ardhura të tjera që do të vihen në shërbim të ekipit për 4 vitet e ardhshmeSipas mediave Franceze bëhet e ditur se janë plot 800 milion Euro të tjera të cilat do të derdhen në kasat e Paris Saint-Germain nga sheikët. Arabët e blen klubin parizien nga fondi i Mbretërisë së Dohas duke e "zbukuruar" me lojtarë si Ibrahimoviç me synimin që ekipi i Paris Saint-Germain të bëhet një vitrinë e tyre në Europë dhe të shërbejë si një ambasador i mirë për sheikët në nivel ndërkombëtar. Sipas "Le Parisien", zyra e turizmit të shtetit Arab do të injektojë një shumë marramendëse në arkën e ekipit francez, 200 milion në sezon, për 4 vite, në total 800 milion Euro. Ky investim "faraonik" që do të shërbejë për të mbuluar shpenzimet e mëdha të vitit 2012 është depozituar në zyrat e Ligës dhe do të zyrtarizohet në fund të vitit kur dhe skuadra të grumbullohet në Doha. Ky sponsorizim do të përmbushë edhe kriteret e Fair Playt financiar të UEFA-s ndërsa do të rrisë presionin mbi teknikun Carlo Ancelotti, i cili është i detyruar të fitojë. Mbështetja e drejtuesve të skuadrës nga ana finaciare e detyrojnë trajnerin Italian të arrijë rezultate jo vetëm në Francë por edhe në arenën ndërkombtare. Me këto Investime PSg pa dyshim do të kthehet një nga skuadrat pretendente për të fituar trofetë më të rëndësishëm në Europë.