Tifozat gjermanë nuk e duan Shkodran Mustafin me Kombëtaren në Brazil
Gjermania u dha fund përgatitjeve dhe tani është gati për Botërorin. Trajneri Lëv pritet të shpallë dhe listën zyrtare me 23 emrat që pritet të udhëtojnë për në Brazil. Tre lojtarë duhet të largohen nga Kombëtarja gjermane, sepse vetëm 23 të tillë lejohen për në Brazil. Të grumbulluar momentalisht janë 26 dhe duhen 3 skarcime.Në votimin e bërë në gazetën prestigjoze gjermane, "Bild", tifozët gjermanë kanë thënë fjalën e tyre. Ata kanë përcaktuar lojtarët më larg Brazilit, pra që mendojnë se nuk i duhen ekipit dhe trajnerit Lëv në këtë Botëror. I pari që udhëheq këtë listë është mbrojtësi shqiptar, Shkodran Mustafi. Ai ka marë më shumë vota nga të tjerët si më i pa preferuari nga tifozat. Mesa duket ëndrra e Shqiptarit për të marrë pjesë në Botëror do të shuhet.Tre lojtarët që gjermanët nuk duan në Brazil janë:
1) Shkodran Mustafi (21% vota kundër tij)
2) Matthias Ginter (16% vota kundër tij)
3) Benedikt Höwedes (9% vota kundër tij)