Joakim Lëv: Gjermania është përmirësuar, jemi edhe më të fortë

Kombëtarja gjermane ka përfunduar fazën përgatitore në Tirolin e Jugut, dhe tashmë është pothuajse gati për startin e Botërorit. Trajneri i Gjermanisë, Joakim Lëv, ka nxjerrë bilancet e stërvitjes 10-ditore. Ai flet për situatën në skuadën e tij si dhe për përgatijet që ekipi ka bërë për Botërorin."Gjatë kësaj faze përgatitore lojtarët e mi kanë avancuar së tepërmi. Shvajnshtaiger stërvitet me skuadrën, ashtu edhe Khedira. Filip Lahm nisi vrapimin dhe stërvitet me top pa problem. Ai pësoi një dëmtim të lehtë së fundmi, por pa problem. Kurse Nojer jam i sigurt që javën tjetër do jetë më aktiv.Atmosfera është entuziaste. Tani lojtarët kanë vetëm interesa kombëtare. Skuadra ka personalitet dhe identitet.Unë po përpiqem të bëj detyrën time duke mbajtur konstante euforinë dhe duke folur me fakte dhe punë. Ashtu si unë, edhe lojtarët janë të karikuar dhe të motivuar për t’u shpallur kampion bote." -mbylli deklaratën e tij Lëv