Një mes Argjentinës, Zvicrës dhe Meksikës, do të jetë kundërshtari i radhës për Kosovën në miqësore

Në muajin shtator Përfaqësuesja e Kosovës do të zhvillojë një tjetër miqësore. Burime pranë FFK-së kanë bërë të ditur se Argjentina, Zvicra dhe Meksika, janë tri opsionet e mundshme për tu përballur me Kosovën në muajin shtator.Të përzgjedhurit e Albert Bunjakut, në muajin tetor do të luajnë dy miqësoret e radhës të programuara, kundër Panamasë dhe Kanadasë, por krerët e Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), janë duke u munduar që në muajin shtator të luajnë edhe një miqësore tjetër. Argjentina e Lionel Messit, është alternativa më e mundshme që përballet me përfaqësuesen e Kosovës. Kujtojmë që edhe Përfaqësuesja Shqiptare ka luajtur para 3 vitesh përballë Argjentinës dhe është mundur 4-0. Kujtojmë së Kosova në këtë vit ka zhvilluar tri ndeshje miqësore ndërkombëtare nën monitorimin e FIFA-s, por në programim do të ketë edhe të tjera deri sa të pranohen me të drejta të plota.