Kombëtarja Shqiptare "thyhet" nga Rumania në miqësoren e parë
Kombëtarja jonë kuqezi është mundur sot ndeshjen e parë të treshes së miqësoreve radhazi. Ndeshja e zhvilluar në Zvicër është mbyllur me fitoren e kundërsharëve.Të dy trajnerët respektivë eksperimentuan skema dhe lojtarë të rinj, por ekipi Rumun arriti të triumfojë me një gol të Rat në minutën e 82'. Tekniku i përfaqësueses sonë, De Biazi ka nisur takimin e sotëm pa shumë titullarë, dhe ndoshta kjo ndikoi dhe tek rezultati i ndeshjes. Duhet theksuar se futbollisti më në formë për Shqipërinë ka qenë portieri Berisha i cili ka bërë disa pritje të shkëlqyera duke eleminuar gola të tjerë. Sulmi jonë nuk ka funksionuar siç duhet në këtë ndeshje. Rezultati përfundimtar ishte 0-1 dhe Shqipëria e nis me humbje këtë 3-she miqësoresh. PIkërisht nesër më më 1 qershor kombëtarja jonë udhëton për në Hungari, ku do të ndeshet me kombëtaren vendëse më 4 qershor në stadiumin “Ferenc Pushkash” në orën 20:30. Ndeshja e tretë për Përfaqësuesen tonë do të jetë përballë San Marinos.