Sedorf: Pres që drejtuesit të më komunikojnë largimin
Hollandezi Klarens Sedorf ka folur sot për mediat italiane duke deklaruar se atij nuk i është komunikuar ende vendimi që të largohet nga stoli i Milanit. Prej ditësh flitet se Milani ka gjetur trajnerin e ri për sezonin e ardhshëm i cili do të jetë ish sulmuesi, Filipo Inzagi.Sedorf thotë se ai vazhdon të jetë ende një trajner i Milanit përderisa askush nuk është afruar që t'i komunikojë largimin. "Unë jam mirë, jam duke kaluar pushimet me familjen time, lexoj nëpër media se Milani ka gjetur trajnerin e ri i cili do të jetë Pipo, por unë nuk di asgjë, pasi askush nuk më ka komunikuar largimin.Megjithatë unë do ta mirëpres si vendim. Milani do të mbetet gjithmonë në zemrën time. Nuk do të pushoj asnjëherë së bërtiruri "Forca Milan" pasi ekipi do të jetë gjithmonë, ashtu edhe tifozat, ndërsa njerzit vijnë dhe ikin." deklaroi Sedorf.