David Luiz: I lumtur që do jem pjesë e PSG-së, më bindi Tiago Silva

Mbrojtësi i Kombëtares braziliane, David Luiz ka bërë publik transferimin e tij te PSG-ja. Ai ka përshëndetur tifozat e Chelseat, duke u komunikuar kështu vendimin e tij. Klubi francez i PSG-së ka paguar shumën e 50 milion eurove për të arritur marrëveshjen përkatëse me blutë e Londrës, një rekord botëror i shpenzuar për një mbrojtës.“Po, kjo është një fazë e re në jetën time, një projekt i ri në një vend të ri, me një gjuhë të re. Unë kam qenë shumë i lumtur te Celsi, kam fituar tituj të mëdha, kam bërë miq, kam fituar respektin e të gjithëve, por mendoj se kishte ardhur fundi i një cikli. Tani do të filloj një tjetër eksperiencë në Paris, pas Kupës së Botës. Jam shumë i kënaqur me këtë transferim“Natyrisht, që Tiago Silva ndikoi në vendimin tim! Tiago është një mik i madh, një lojtar i madh. Për mua ka qenë një mik që nga hera e parë kur u takuam në ekipin kombëtar. Ai është shumë miqësor, ka një zemër të madhe, është i përulur dhe ka të njëjtat ëndrra si unë." -mbylli deklaratën e tij David Luiz.