Juventus arrin akordin me Moratën, pritet vendimi i Realit
Nga OraNews Përditësimi i fundit 31 Maj 2014, 17:59
Në Spanjë janë të sigurt. Ekipi i Juventusit ka arritur një marveshje me sulmuesin e talentuar të Real Madrid, Alvaro Morata. Drejtuesit e "zonjës së vjetër" kanë bindur sulmuesin i cili u ka dhënë fjalën se është dakort që të transferohet në Torino.Siç raporton "AS", Real Madrid nuk është ende gati për këtë lëvizje. Marrëveshja midis dy klubeve do të varet nga përfshirjen e një klauzole që do të lejonte spanjollët e Real të lironin lojtarin vetëm pasi të kishin rifituar një sulmues tjetër në merkato.Morata është vetëm 21 vjeç dhe shihet si në nga sulmuesit më premtues në Spanjë. Por konkurenca e fortë tek Real ka bërë që sulmuesi të mendojë largimin tek një ekip që i jep mundësinë të luajë.