Zyrtare: Tefik Osmani zyrtarisht futbollist i Skënderbeut, pritet dhe Kristi Vangjeli
Një futbollist korçar është rikthyer pas disa vitesh “migrim” te skuadra mëmë. Bëhet fjalë për Tefik Osmanin, mbrojtësin që është kontigjent edhe i ekipit kombëtar, i cili e mbylli sezonin e fundit me Teutën e Durrësit. Presidenti Takaj ka bërë lëvizjen e radhës për korçarët. Vendi i lënë bosh në prapavijë nga Bicaj i larguar për tek Kukësi kërkonte ndërhyrje të shpejtë nga klubi kampion i vendit, ndaj Takaj nuk ka ngurruar, por kaafruar menjëherë në ekip mbrojtësin Tefik Osmani. Lojtari në fjalë ka eksperiencë të konsiderueshme, teksa ka luajtur me disa skuadra shqiptare, që nga Tomori i Beratit pas lëvizjes së parë nga qyteti i lindjes, për të vijuar me Tiranën, Elbasanin, Vllazninë dhe Teutën. Jashtë vendit ka pasur një eksperiencë modeste në Ukrainë, me Metalurh Zaporizhya. Ndërkohë në ditët e ardhshme pritet një tjetër korçar në ekip. Mbrojtësi, Kristi vangjeli është gati për t'u bashkuar me Skënderbeun