Milan, Inzagi do të prezantohet të mërkurën

Presidenti i Milanit,  Silvio Berlusconi ka zgjedhur zyrtarishtm Pipo Inzagin si trajnerin e ardhshëm të Milanit. Vetë presidenti ka vendosur që prezantimi i trajnerit të ri të bëhet ditën e mërkurë. Berlusconi mund të jetë në prezantim edhe pse vizita e tij në "Casa Milan" është parashikuar për të premten.Me prezantimin e Inzagit, Milani u thotë "fund" i marrëdhënieve me teknikun aktual Clarence Seedorf, i cili nga prishja e kontratës pritet të përfitojë rreth 10 milionë euro.Inzagi ka nisur nga puna pa u zyrtarizuar mirë dhe që tani ka filluar të mendojë për merkaton. Ish sulmuesi kuqezi ka përgatitur dhe një listë me dëshira për merkaton verore. Nga sa raportohet, drejtuesit e MIlanit do të përpiqen t'ja plotësoojnë të gjitha.