Botërori, Spanja shpall listën zyrtare, Diego Costa prezent, mbeten jashtë Negredo, Llorente, Navas.
Nga OraNews Përditësimi i fundit 31 Maj 2014, 17:35
Trajneri i Spanjës, Visente Del Boske ka publikuar sot listën zyrtare me 23 futbollistët që do të udhëtojnë drejt Brazilit për Botërorin që do të startojë së shpejti. Del Boske ka vendosur të kthejë në shtëpi, Alvaro Negredon, duke rrezikuar me Diego Costan e lënduar. Mungesë mund të quhen dhe Lorente me Jezus Navas. Të dy këta futbollistë do t'i mungojnë Spanjës në këtë kompeticion. Barcelona mbetet ekipi me më shumë lojtarë, plot 7 , ndërsa Real Madrid prezantohet me vetëm 3 lojtarë. Tre lojtarë edhe për kampionët e Atletico MadridLista zyrtare:
Portier: Iker Casillas, Pepe Reina, David de Gea
Mbrojtës: Sergio Ramos, Gerard Pique, Raul Albiol, Javi Martinez, Jordi Alba, Cesar Azpilicueta, Juanfran Torres
Mesfushorë: Koke, Xavi, Xabi Alonso, Andres Iniesta, Sergio Busquets, Cesc Fabregas, Santi Cazorla, Pedro Rodriguez, Juan Mata, David Silva
Sulmuesit: Fernando Torres, David Villa, Diego Costa