Miqësorja, Kombëtarja jonë luan me dy sulmues, titullarët pushim
Trajneri i Kombëtares, Xhani De Biazi ka ndër mend të hedhë në fushë dy sulmues për ndeshjen e sotme kundër Rumanisë e cila do të luhet në orën 19:00. Kondicionet e Salihit dhe Ramës nuk e kanë bindur plotësisht teknikun kuqezi, dhe ata do ta nisin sfidën e sotme nga stoli.Etrit Berisha pritet të jetë titullar në portë, ndërsa reparti i mbrojtjes është ai më i qarti në kokën e De Biazit. Lilaa pritet të luajë në të djathtë, Cana me Currin në qendër, ndërsa në të majtë i përhershmi Agolli. De Biazi i ka besuar eksperiencës së Currit në qendër të mbrojtjes, duke mos rrezikuar me të riun Aliti.Në mesfushë, në krahun e djathtë pritet të luajë Vila, ndërsa para mbrojtjes Abrashi me Kaçen. Ky i fundit pritet të ketë edhe një rol si organizator i ndeshjes. Risia mund të jetë Lenjani në vend të Ramës. Mesfushori i Vajadolidit nuk është në formë, vendin e tij me shumë gjasa mund ta zërë mesfushori prishtinas i Sent Gallenit.Titullar në sulm pritet të jetë edhe Cikalleshi i Kukësit. Burime pranë skuadrës kuqezi bëjnë me dije se De Biazi ka qenë i pavendosur për këtë lëvizje dhe gjatë ditës së sotme mund të ketë surpriza, por deri dje në mbrëmje, kavajasi ka qenë në avantazh kundrejt shkodranit. Sulmuesi tjetër pritet të jetë Edmond Kapllani që gjithashtu ka fituar duelin me Gashin. Në këtë mënyrë De Biazi kthehet në sistemin 4-4-2 të mirëfilltë.