Barcelona arrin akordin me Santos për Neymar

Interesimi i Real Madridit dhe Manchester Cityt për yllin brazilian Neymar, ka marrë një përgjigje negative pasi një nga rivalet më të forta të tyre duket se ka arritur një marrveshje me talentin Brazilian.Sipas mediave braziliane thuhet se drejtuesit e Barcelonës i kanë paguar 10 milion Euro drejtuesve të Santosit për të marrë shërbimet e talentit Neymar, ndërsa në verën e vitit 2013 skuadra katalanase do të paguaj edhe 30 milion Euro për të kompletuar transferimin e tij.Sipas mediave Braziliane thuhet se tashmë është e sigurt që Neymar në të ardhmen do të veshë fanellën e Katalanasve dhe do të bëj një nga dyshet më të forta të sulmit së bashku me argjentinasin e talentuar Lionel Mesi.Për të vërtetuar këtë, fakt se Neymar i takon klubit të barcelones, është edhe vetë drejtori sportiv i Manchester Cityt, Txiki Begiristein i cili ka udhëtuar drejt Brazilit për të folur për një marrveshje të mundshme me skuadrën e Santosit por ka marrë një përgjigje negative. Drejtuesit e ekipit Brazilian i kanë konfirmuar marrveshjen e arritur me Barcelonën ndërsa është detyruar të kthehet me duar bosh nga në Britani.Ky lajm është publikuar në të gjitha mediat botërore ku thuhet se tashmë mes Barcelonës dhe Santosit është arritur një marrveshje për kalimin e talentit latin në radhët e ekipit më të mirë në botë për momentin. Kësti i parë thuhet se është paguar ndërsa pritet që në merkaton e verës të paguhet edhe shuma e plotë e kartonit të Neymar që do ti bashkohet skuadrës që në merkaton e verës së ardhëshme.