Milan ndaj Romës për të konfirmuar forcën
Supersfida e kampionatit Italian për javën e 18 do të jetë ajo mes Romës dhe Milanit e cila do të mbyllë edhe ndeshjet për vitin 2012. Kryeqytetasit e drejtuar nga tekniku Zeman do të kërkojnë që ta mbyllin vitin me një rezultat pozitiv në shtëpinë e tyre ndërsa edhe Milani që tashmë është rikthyer te rezultatet pozitive kërkonë që të bëj të njëjtën gjë edhe pse e ka të vështirë në transfertë. Kjo sfidë mes këtyre dy skuadrave do të jetë shumë përcaktuese për sa i përket pjesmarrjes në Kupat e Europës pasi Milani tashmë është rikthyer dhe kërkon një vend mes tre më të mirave. Në rast të një fitoreje në Olimpiko skuadra kuq e zi do të kalonte në renditje një rival direkt siç është Roma. Në duelin e mbrëmjes së sotme skuadrat mendohet se do ta nisin ndeshjen me këto formacione:Tekniku Zeman mendohet se do të hedhë nga minuta e parë formacionin 4-3-3. Në portë: Goikoçea, në mbrojtje: Baxareti, Markuinjos, Burdiso dhe Piris, në mesfushë: Florenci, De rosi dhe Pjaniç, ndërsa në sulm do të jetë treshja Toti, Osvaldo dhe Lamela.Ndërsa miqtë nga Milano do të përgjigjen me të njëjtën skemë 4-3-3.Në portë: Amelia. Në mbrojtje: Konstant, Mekses, Jepes dhe De Shilio. Në mesfushë do të aktivizohen Nocerino, Montolivo, dhe Ambrozini. Në vijën e parë të sulmit trajneri Alegri do të luaj me treshen e suksesshme në ndeshjet e fundit El Sharaaëi, Boateng dhe Robinho.Ndeshja do të luhet në Olimpiko të Romës në orën 20:45 ndërsa pritet të ndiqet nga shikues të shumtë nga ana e të dyja skuadrave. Kjo përballje nuk duhet humbur pasi gjithmonë ka dhuruar emocione të veçanta që pritet të përsëriten edhe në mbrëmjen e sotme.