Conte lavdëron lojtarët, krenarë që ka thyer rekordin e Capellos
Trajneri i Juventusit, Antonio Conte, i ka lavdëruar lojtarët e tij pas triumfit prej 3-1 kundër Cagliarit edhe pse fitorja për bardh e zinjtë ka ardhur në minutat shtesë. Futja e Vuçiniç në vijen e parë të sulmit i ka dhënë më shumë freski skuadres së Kontes, e cila arriti të mbyllë vitin 2012 me një fitore të rëndësishme për kryesimin e kampionatit. Pas ndeshjes trajneri dhe ish lojtari i bardh e zinjve ka deklaruar se:"Ndeshja nuk nisi mirë për ne pasi e mbyllem pjesen e parë në disavantazh. Në pjesen e dytë gjërat ndryshuan për ne dhe sulmet tonë u shtuan derisa gjetem edhe rrugen e rrjetes. Patem vështirsi pasi Kaliari u mbyll në mbrojtje dhe nuk na linte shumë hapsira. Mbetja me dhjetë lojtarë e kundërshtari na ndihmoi shumë për të kontrolluar më shumë topin dhe për t'iu afruar portes. Dua të falenderoj të gjithë lojtaret për kontributin e dhene pasi besuan deri në fund dhe ja arriten të mbylllnin me sukses këtë takim që nuk filloj mirë për ne".Ndërsa ne lidhje me thyerjen e rekordit te vendosur nga Kapelo kur ishte me Juventusin për sa i përket pikeve të grumbulluar brenda një viti tekniku bardh e zi u shpreh: " Unë ndjehem i lumtur që arrij rezultatet e një trajneri të madh si Kapelo. Në të vërtetë ky nuk është synimi im. Për mua vlen fakti që skuadra ime fiton dhe ne jemi të paret në renditje. Unë nuk jam këtu për të thyer rekorde, por për të fituar sa më shumë trofe me këtë skuadër" ka deklaruar numri 1 i pankines së Juventusit.