Ivanoviç kërkon ndërprerje të bisedimeve: Të mos ndryshohet platforma

Kryetari i të ashtuquajturit Këshill Nacional Serb i Mitrovicës, Millan Ivanoviç, ka kërkuar që bisedimet që janë duke u zhvilluar në Bruksel në mes të Prishtinës dhe të Beogradit të ndëpriten menjëherë, ndërsa Platforma e hartuar të mos ndryshohet në esencën e saj.Për mediat lokale në Mitrovicë, ai ka deklaruar se ajo çfarë u sjell dëm serbëve të Kosovës nuk do të mund të zbatohet e as të nënshkruhet e të pranohet.“Askush nuk është i autorizuar të bisedojë, e posaçërisht të nënshkruaj marrëveshje, të cilat cenojnë interesat tona, e që nënkuptojnë secesionin e teritorit tonë”, tha Ivanoviç, i cili shtoi se është i domosdoshëm formimi i një ekipi negociator, i cili parprakisht duhet ta marrë mbështetjen e të gjitha subjekteve relevante politike dhe të strukturave të shtetit, në veçanti të Kuvendit të Serbisë, duke vlerësuar kushtetutshmërinë e të gjitha akteve dhe marrëveshje që janë arritur deri me tani.“Ne do të përpiqemi t’i përdorimin të gjitha mjetët legale për ta penguar zbatimin e marrëveshjës për menaxhimin e integruave të kufirit dhe që kjo marrëveshje të moss jetë funksionale në vendkalimet në Jarinje dhe Bërnjak”, theksoi kryetari i Këshillit Nacional Serb të Mitrovicës, Millan Ivanoviç, i cili shfaqi shpresen se do të ketë mbështetjen edhe të subjekteve politike dhe të qeverive lokale të komunave të Kosovës.