Serwer: Platforma serbe vështirëson dialogun Prishtinë-Beograd

Profesori për marrëdhënie ndërkombëtare në Universitetin “Johns Hopkins”, Daniel Serwer konsideron që platforma për Kosovën, vështirëson dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës.“Mua më duket që platforma është pozicion real i Beogradit i cili tregon se çfarë dëshiron Serbia. Ai dokument vëshirëson shumë bisedimet ”, ka thënë Serwer për mediat serbe.Sipas tij, platform e Serbisë për Kosovën  do të dështojë ndërsa ka shtuar se Serbia edhe pse ka humbur sovranitetin mbi Kosovën, ka interesa legjitime që të mbrojë serbët e Kosovës.“Kjo do të duhej të ishte tema e dialogut me Prishtinën dhe jo statusi i cili është përcaktuar gjatë procesi politik të paraparë me rezolutën 1244 të KS të OKB-së”, ka thënë Serwer.