Kosovë, konfirmohet njohja e Pakistanit
Nga OraNews Përditësimi i fundit 24 Dhjetor 2012, 18:42
Është konfirmuar sot njohja e Pakistanit.Ministria e Punëve të Jashtme të këtij vendi aziatik ka publikuar vendimin e tij për njohje të Republikës së Kosovës.“Qeveria e Pakistanit ka vendosur të njohë Republikën e Kosovës. Vendimi është marrë në pajtim me aspiratat e popullit të Kosovës”, thuhet në komunikatën e publikuar në webfaqen e Ministrisë së Jashtme të Pakistanit.Po ashtu bëhet e ditur se ambasadori i këtij vendi në Ankara do të jetë ambasador jorezident në Kosovë.“Qeveria e Pakistanit gjithashtu ka vendosur që njëkohësisht të akreditojë ambasadorin e vet në Ankara të Turqisë si Ambasador të Republikës Islamike të Pakistanit në Republikën e Kosovës”, ka njoftuar MPJ e këtij shteti Islamik.