Kosovë, Haradinaj tregon skenarin për të marrë pushtetin
Ish-Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj po shfaqet i kursyer, teksa po planifikon skenarin për të udhëhequr një koalicion mes PDK-së dhe AAK-së."I jam besnik asaj që thashë edhe kur erdha, që dëshiroj të flas duke punuar. Me pak fjalë, më shumë punë. Mjaft është thënë. Mjaft deklarata janë bërë në Kosovë. Po mendoj se e vetmja gjë që tani vlen ështëqë të punohet konkretish për të ndryshuar gjendjen në vend. Nuk mjafton të vazhdohet me rrugën e deklaratave. Jemi dëshmitarë, nëse e përcjellim jetën institucionale, non-stop flitet për një organizëm, për një mekanizëm, për agjenci, se duhet të bëhet kjo apo ajo. Por unë nuk mund të bëhem pjesë vetëm e deklaratave. Unë dua të filloj të punpk. Kam marrë punën që më takon dhe funksionet e mia në Aleancë. Por, po ashtu konkretisht jam ofruar për të marrë udhëheqjen e Qeverisë së vendit. Nëse është e mundshme që nga dita e sotme ose nesër. Nuk duhet të humbasim ditë, s`duhet të humbim kohë” tha Haradinaj.Ai e ka të qartë se rikonfigurimi i pushtetit që mund të ndodhë gjatë javëve të ardhshme mund të përfshijë edhe ndërrimin e Presidentes aktuale.Nëse Haradinaj gjen gjuhë të përbashkët me Hashim Thaçin, ky i fundit mund të marrë postin e Presidentit duke e larguar Atifete Jahjagën. Por, kreu i AAK-së lë të kuptohet se me postin e presidentit duhet të merret lideri i PDK-së.