Kosovë, serbët e veriut bllokojnë rrugët kryesore
Nga OraNews Përditësimi i fundit 24 Dhjetor 2012, 11:39
Përfaqësues dhe tregtarë serbë të pjesës veriore të Kosovës kanë bllokuar sot disa nga rrugët kryesore përfshirë këtu edhe pikë-kalimin kufitar në Jarinjë.Tregtarë nga Leposaviçi kanë shkuar në pikë-kalimin në Jarinjë duke mos lejuar që të qarkullojnë automjetet në atë pjesë.Aryseja kryesore për bllokimin e rrugëve është mospajtimi me marrëveshjet të arritura në Bruksel që lidhen me qarkullimin e mallrave nga Serbia në Kosovë.Njoftohet në rrugën Jarinjë-Leposaviç, janë krijuar rradha të gjata me automjete të ndryshme.Gjithashtu bëhet e ditur se këta protestues kanë bllokuar rrugën Mitrovicë-Jarinjë në vendin e quajtur Rudar afër Zveçanit.