Maqedoni, mediat proqeveritare: Po përgatitet grusht shteti
Mediat e afërta me partitë në pushtet në Maqedoni kanë akuzuar se opozita po përgatit gushtin e shtetit, një skenar për të shkaktuar dhunë dhe kaos në vend.Sipas portalit proqeveritar Kurir, dy liderët opozitarë maqedonas, Branko Cërvenkovski dhe Lubço Georgievski përmes skenarëve të dhunshme po përgatisin rrënimin e Qeverisë dhe grusht shteti, me qëllim rikthimin e tyre në pushtet.Sipas informacioneve të këtij portali, lideri i opozitës Cërvenkovski dje ka mobilizuar edhe bashkëpunëtorët e tij gjatë kohës së tranzicionit.“Qeveria ka përgjigje për këtë skenarë të dhunshëm të Cërvenkovskit dhe Georgievskit dhe se do të ndërmerren të gjitha masat për të mbrojtur rendin kushtetues”, deklaron portali. Edhe një pjesë e mediave të tjera proqeveritare kanë akuzuar opozitën për skenaret e saj për tensione në vend.Portali netpress informoi për një ngjarje tjetër, ku siç thuhet se deputetë të opozitës mbrëmë kanë tentuar që të fusin pije alkoolike në ambientet e Parlamentit dhe se ata janë penguar gjatë tentimit të tyre nga organet e sigurimit të institucionit legjislativ. Sipas rregullores së Parlamentit, deputetëve u lejohet që të fusin brenda ambienteve vetëm ushqime dhe veshje.