Presidentja Jahjaga uron besimtarët për Krishlindjet
Nga OraNews Përditësimi i fundit 24 Dhjetor 2012, 20:20
Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, ka uruar Ipeshkvin e Kosovës, Imzot Dodë Gjergji, me rastin e Krishtlindjet.“Me rastin e kremtes së Kërshëndellave, ju uroj Juve dhe të gjithë besimtarëve katolikë të Republikës së Kosovës që këtë festë ta kalojmë me gëzim e harmoni në familjet tona, me të mirat që na i ka dhuruar Zoti”.“Vlerësoj lart angazhimin e Kishës Katolike dhe angazhimin tuaj për harmoninë dhe dashurinë mes njerëzve të të gjitha etnive e besimeve, për ndërtimin e një të ardhmeje më të mirë për të gjithë ne”, thuhet ndër të tjera në telegramin e urimit të presidentes Jahjaga.Mesha kryesore e Krishtlindjes për të gjithë besimtarët e krishterë mbahet mesnatën e 24 dhjetorit.