Kryeministri serb Daçiç kërkon t’i afrohet botës islame

Kryeministri i Serbisë, Ivica Daçiç, ka thënë për mediat serbe se vendi i tij, duhet të dërgojë lobues në vendet që nuk e kanë njohur Kosovën, e veçanërisht në shtetet e mëdha islamike.Daçiç ka përmendur njohjen e fundit të Kosovës nga Pakistani, ndërsa ka shtuar se nëse këtë e bën edhe Egjipti, Serbia mund të ketë pasoja të mëdha.Sipas tij, përfaqësuesit e Serbisë, në dallim nga ata të Kosovës, mendojnë se është e mjaftueshme vetëm të paraqiten dhe të sqarojnë zhvillimet rreth Kosovës.