Zgjedhjet në AAK, Haradinaj kandidati i vetëm për kryetar
Ramush Haradinaj është kandidati i vetëm për kreun e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës. Ndërsa mbetet ende një muaj para se kjo parti opozitare t’i nënshtrohet procesit të brendshëm zgjedhor, Ramush Haradinaj pritet të rikonfirmohet në krye të AAK-së.Nënkryetari i AAK-së, Ahmet Isufi, ka thënë për mediat se besimi të Haradinaj vazhdon të jetë i fuqishëm në kohën kur po bëhen përgatitjet për organizimin e Kuvendit të gjashtë zgjedhor të partisë.“Normalisht, Haradinaj sot mbanë detyrën e kryetarit të partisë dhe sigurisht që do të kandidojë. Besimi i strukturës është i plotë te zoti Haradinaj dh është normale që të jetë kandidati për kryetar të partisë”, ka thënë Isufi.Isufi ka theksuar më tej se në parti ende nuk janë diskutuar detajet rreth zgjedhjeve që do të zhvillohen gjatë muajit janar në AAK.