Tensionohet situata në Parlamentin e Maqedonisë, largohet kryeparlamentari
Tensionimi i situatës në Parlamentin e Maqedonisë ka bërë që sigurimi të largojë nga salla kryetarin e Kuvendit Trajko Veljanovski.Deputetët e opozitës i rrinin mbi kokë kryeparlamentarit, duke mos e lejuar të filloj seancën plenare për të votuar buxhetin e vitit 2013. Ata kanë bllokuar foltoren e parlamentit si dhe kanë drejtuar akuza të ashpra ndaj Veljanovskit.Për të mos përkeqësuar situata, sigurimi i parlamentit e ka nxjerrë nga salla kryeparlamentarin, ndërsa nga turma e deputetëve opozitar është lënduar deputetja nga radhët e LSDM-së, Vesna Bendevska.Ndërkohë, protestuesit e opozitës kanë sulmuar deputetin romë nga radhët e pushtetit, Amdi Bajram. Ky i fundit i ka provokuar protestuesit duke i fyer në mënyrë më vulgare.Deputeti i ‘famshëm’, përfaqësues i romëve të Maqedonisë u ka thënë protestuesve se pushteti do ta varros liderin e LSDM-së, Branko Cërvenkovski.Ndërkaq, duke hyrë në Parlament protestuesit e opozitës kanë goditur me gjë sende edhe deputeten e VMRO DPMNE -së Bllagorodna Duliç.