Grekët ndihma për të varfërit

Pavarësisht se janë të këputur nga kriza mijëra grekë u dyndën në sheshin Sintagma në qendër të Athinës për të dhuruar ushqim, rroba dhe lodra për familjet në nevojë.Njerëz nga të gjitha moshat dhuruan dicka për familjet në nevojë në një nismë e cila u organizua nga Bashkia e Athinës dhe një televizon lokal.Për shkak të krizës së tanishme ekonomike, shumë familje në Greqi janë në një situatë të tmerrshme."Ne të gjithë e dimë se jemi në një situatë të vështirë në Greqi, veçanërisht në Athinë, sepse ne e dimë se qindra e mijëra familje kanë probleme, "tha Charis Goulios.Paketa shtrënguese për Greqinë ka shkurtuar pagat, përfitimet dhe pensionet, së bashku me një normë papunësie rekord në  26 përqind,  dhe ka bërë që shumë familje të harrojnë dhuratat e të luftojnë për të mbuluar nevojat themelore të tilla si ushqim dhe veshmbathje.Organizatorët janë shprehur të kenaqur me që shumë njerëz iu përgjigjën me entuziazëm të thirrjes për të dhuruar dicka për familjet e varfëra, sa që dhjetë kamionë janë mbushur në më pak se tre orë.Që nga fillimi i krizës, bashkitë, kisha dhe aktivistë kanë marrë  disa iniciativa dhe programe që  kujdesesn  për familjet e varfra në mbarë Greqinë  duke siguruar ushqim, veshmbathje, ilaçe dhe strehim për të pastrehët.