“Qipro ka humbur mundësinë për të "shpëtuar"nga kriza”, deklarata e Vizer tensione në vend
Deklaratat e njërit prej drejtuesve më të lartë të Eurogrupit ka shkaktuar tension në Qipro për shkak të intervistës të zyrtarit Europian, Thomas Vizer, në gazetën qipriote"Kathimerini". Kreu i Këshillit të ekspertëve të Eurogrupit si dhe të Komisionit Ekonomik të Bashkimit Europian shprehet se Qiproja tashme ka humbur trenin për nënshkrimin e Memorandumit, te cilën ai çmon se do të kryhet më 12 shkurt të vitit të ardhshëm.Vizer fajëson në mënyrë të drejtpërdrejtë qeverinë qipriote për mungesën e vullnetit politik, për shak te cilës ata janë vonuar. Ndërsa Nikosia pretendonte që do të hynte në një marrëveshje të përbashkët me Greqine edhe pse Bashkimi Europian vazhdimisht paralajmëronte ishullin për vonesën e tij.Vizer gjithashtu u shfaq i shqetësuar në lidhje me çështjen e qëndrueshmërisë së borxhit të Qipros, ai shprehu pikëpamjen se për të zgjidhur ceshtjen vendi duhet të nisë privatizimin e gjerë edhe pse qeveria e Qipros nuk është pajtuar me këtë perspektivë.Ndërsa Partia Demokratike opozitare beson se Thomas Wiesel konfirmoi pavendosmërinë, druajtjen dhe papërgjegjësi të qeverisë së kryeministrit Kristofias për shkak të cilave ka rënë rëndë standardi i jetesës të popullit të Qipros.Gjithashtu pozicion për problemin e borxhit të Qipros mori dhe Vladimir Putin në Bruksel në fund të seancës midis Bashkimit Europian dhe Rusisë. Presidenti rus hodhi fajin BE-së, duke theksuar se është detyre e partnerëve europianë për të gjetur një zgjidhje për problemin e një anëtari të BE."Ne nuk ndërhyjmë," vuri në dukje Vladimir Putin, duke lënë të hapur një shteg për të ardhmen nëse nuk gjendet një zgjidhje nga BE-ja.Tradicionalisht Rusia ka lidhje të ngushtë ekonomike dhe kulturore me Nikosinë, e cila vitin e kaluar i ka dhënë kësaj të fundit një kredi prej 2.5 miliardë euro, e ndërsa nuk pranoi në gusht te 2011 kërkesën e fundit te Qipros për një shtesë 5 miliardë eurosh.Por pas diskutimit te Rusisë për krizën në Qipro, Ministri i Jashtëm gjerman GuidoWesterwelle ka deklaruar se është e nevojshme të kryen "shkurtime të buxhetit dhe zbatimi i "reformave të vërteta strukturore" për "ishullin e Afërditës.Ndërsa Kryetari i Eurogrupit Jean-Claude Juncker në një intervistë për mediat gjermane ka refuzuar në menyre absolute mundësinë e prerjes të një pjesë të borxhit të Qipros, duke theksur se praktika qe u krye për borxhin e Greqisë është një përjashtim dhe nuk duhet te kryet për antaret e tjera.