Shkup, Parlamenti miraton buxhetin e 2013-ës pavarësisht tensioneve

Parlamenti i Maqedonisë miratoi me 65 vota pro, 4 kundërs projekt-buxhetin për vitin 2013.Seanca u bojkotua nga deputetët e partive opozitare maqedonase, ndërsa në seancë ishin të pranishëm deputetët e partisë më të madhe opozitare PDSH.Në seancën për miratimin e projekt-buxhetit nuk kanë qenë të pranishëm edhe dy deputetët e RDK-së, ku njëri nga deputetët e kësaj partie Izet Zeqiri kishte propozuar mbi 400 amendamente lidhur me çështjet dhe projektet shqiptare.Ndërkohë forca të shumta policore janë vendosur para ndërtesës së Kuvendit të Maqedonisë për të penguar një përplasje të mundshme fizike mes simpatizantëve të opozitës dhe pushtetit.Opozita kundërshton miratimin e buxhetit për shkak të refuzimit të kërkesës së saj për shkurtimin e mbi 200 milionë eurove që beson se qeveria do t’i destinojë për harxhime promovuese dhe projekte jofitimprurëse.