Mustafa për platformën e Serbisë: S’ka të bëjë me Luginën e Preshevës

Platforma e Serbisë për Kosovën nuk duhet të ndërlidhjet me çështjen e shqiptarëve në Luginën e Preshevës, vlerësojnë përfaqësues politikë të kësaj ana.Sipas tyre, platforma serbe është shumë denigruese dhe asnjëherë nuk do të realizohet, ndërsa theksojnë se ata nuk do të ndalën derisa ta jetësojnë bashkimin me Kosovën.Ragmi Mustafa, kryetar i komunës së Preshevës ka deklaruar për mediat kosovare se shteti serb po vazhdon politiken e vjetër serbe në raport me Kosovën.Sipas tij, me platformën e fundit të prezantuar nga qeveria serbe është vetëtuar se kjo qeveri edhe me tej po tregon papjekuri politike kundrejt Kosovës.