Alarmante papunësia në Kosovë, Rashiq: 270 mijë të papunë
Qeveria e Kosovës ka vënë përparësi uljen e papunesise ne vend. Sipas Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale (MPMS) rreth 270 mijë janë papunë në Kosovë. Gjatë prezantimit të bilancit të punës përgjatë 2012, Ministria ka shprehur shqetësimin e saj për shifrat në rritje të papunësisë.Ministri i MPMS-së, Nenad Rashiq, gjatë një konference për media ka thënë se Kosovës i duhet një punësim i qëndrueshëm. Duke folur për këtë ai ka shprehur besimin se në Kosovë nuk janë më shumë se 270 mijë persona të papunë."Numri zyrtar, të regjistruar si të papunë, është rreth 270 mijë që do të thotë prej themelimit të ministrisë 2002 kemi pas grumbullim të gjitha informatave. Afërsisht 270 mijë punë kërkues, prej 101 mijë janë punëkërkuesit aktiv dhe diferenca është se 169 mijë janë pasiv. Të gjithë jemi profesionist dhe nuk kemi dëshmi që papunësia është më e madhe se 270 mijë punë kërkues" tha ai.Ministri i MPMS-së, Nenad Rashiq, ka paraqitur arritjet e kësaj Ministrie gjatë vitit 2012 si dhe objektivat e kësaj ministrie për vitin 2013.Sipas tij, gjatë viti 2012 janë punësuar mbi 7 mijë e 100 qytetarë"Siç e dini çdo vit kemi diku rreth 8 mijë të punësuar me ndërmjetësim në zyrat lokale dhe rajonale të punësimit. Kemi arritur që ne vet të krijojmë 7 116 vende të punës ku ne në korrespodencë me bashkëpunëtorët -punëdhënësit lokal kemi arritur që personat që kanë qenë të punësuar, t'i kemi me kontrata të rregullta apo kontrata afatgjata"theksoi Rashiq.Një prej problemeve pse Kosova nuk mund të bashkëpunojë me shtetet e Bashkimit Evropian për punësim sezonal, sipas Ministrit, është legjislacioni i BE-së që nuk e lejon një gjë të tillë.