Zyrtare: Imobile firmos me Borusia Dordmund

Tashmë gjithçka zyrtare. Golashënuesi më i mirë i sezonit që shkoi në Seria A, Ciro Imobile, është zyrtarisht një futbollist i Borusia Dordmund. Mirëkuptimi mes dy klubeve që janë në bashkëpronësi të kartonit Juventus dhe Torino, parashikon se do të jetë Juventusi që do të marrë lojtarin dhe menjëherë më pas do t’ja shesë Borussias së Dortmundit për 19.4 milionë, shumë nga e cila do të marrë pjesën e tij dhe Torino.Tratativa me Borussia Dortmund është mbyllur ashtu siç donte vetë sulmuesi para Botërorit me gjermanët që fituan ndaj konkurrencës së Barcelonës.Kryegolashënuesi i Serie A, do të luajë sezonin tjetër në Bundesligë, por vetë lojtari është shumë i joshur nga ky shans mbi të gjitha për mundësinë për të luajtur në Champions League. Immobile do të nënshkruajë një kontratë pesë vjeçare prej 2 milionë eurosh neto në sezon.