Futbollistët më të mirë në historinë e kupës së botës

Gazeta prestigjioze britanike “ The Guadrian “ ka hartuar një listë me 100 lojtarët më të mirë në historinë e kupës së botës. Kjo listë është përzgjedhur nga një juri e rëndësishme e përbërë nga gazetare, ekspertë dhe legjenda të futbollit, të cilët kanë dhënë mendimin e tyre se kush futbollistë janë paraqitur më mirë në historikun botërorëve.

Për “ The Guardian “ më i miri në historinë e evenimentit më madhështor të futbollit botëror është Edson Arantes do Nascimento i njohur nga të gjithë si Pele', pas tij renditej rivali i përjetshëm argjentinasi Diego Armando Maradona, ndërsa në vendin e tretë pozicionohej legjenda e kombëtares gjermane Franc Beckenbauer.

Pele' arriti të fitonte për herë të parë kupën e botës në vitin 1958 kur ishte vetëm 18 vjeç. Braziliani i shokoi të gjithë më aftësitë e mrekullueshme që shfaqi në fushën e lojës me gjithë se ishte pak më shumë se adoleshent. 4 vite më vonë ai u shpall sërish kampion bote por kësaj radhe jo si protagonist pasi për shkak të një dëmtimi ylli brazilian u aktivizua vetëm në një takim. Në vitin 1970 ish-futbollisti i Santosit arrit të triumfonte për herë të tretë në këtë turne madhor, ku Brazili shkatërroi Italinë në finale me rezultatin 4-1 dhe Pele' u shpall lojtari më i mirë i turneut.

Diego Armando Maradona ndoshta ndodhet në vendin e dytë edhe për faktin se ka arritur vetëm një herë të shpallet kampion bote. Në vitin 1986 ‘ el pibe de oro ‘ mrekulloi të gjithë botën e futbollit me veprime që edhe sot duken të pa besueshme.

Legjenda e futbollit gjerman Franc Beckenbauer ishte lideri i kombëtares së ‘ panterave ‘ në vitin 1974 ku Gjermania mposhti në finale skuadrën që shpiku futbollin total, pikërisht Holandën e Johan Cruyff.

10-shen e futbollistëve më të mirë në historinë e kupës së botës e kompletojnë me radhë, braziliani Ronaldo futjes i këtij evenimenti në vitin 2002 dhe golashënuesi më i mirë në historinë e kampionateve botërore, e më pas Zinedine Zidane, Johan Cruyff, Lothar Matthaus, Gerd Muller. Garincha dhe Michel Platini.

Ndër lojatrët që luajnë aktualisht Cristiano Ronaldo ndodhet në vendin e 33-të ndërsa Lionel Messi në pozicionin e 51-t, kjo edhe për faktin se portugezi ka arritur që në vitin 2006 të arrij deri në gjysmë-finale të këtij kompeticioni ndërsa argjentinasi-t i duhet akoma ta bëjë diçka të tillë.