PSG kërkon Candrevën nga Lacio, ofron edhe Pastoren

PSG tashmë është një kërcënim për Lacio. Parizienët kanë dështuar në blerjen e Hazard dhe shohin si alternativën më të mirë mesfushorin e të kaltërve, Kandreva. Ish futbollisti I Juventusit I pëlqen shumë Blank që ka gati dhe çekun prej 25 milionë eurove për të. Kampiona e Francës ndërkohë si alternative ka propozuar edhe pastore në shkëmbim. Fillimisht Lacio duhet të zgjidh marrëveshjen e bashkpronësisë me Udinezen për kartonin e Kandrevës.

PSG pas jo së marr nga Chelsea për Hazard , do të vazhdoj me planin B ku Cadreva duket se është në krye të listës së dëshirave. Parizienët duket se nuk janë trembur aspak nga Fair play financiar, dhe ishin të gatshëm të shpenzonin 60 milionë euro për belgun Hazard. 27 vjecari I Lacios për momentin është i impenjuar në grumbullim me Italinë. Ekipi francez fillimisht ka kryer një sondazh në lidhje me blerjen e mesfushorit të bardhekaltërve ndërsa duhet të zgjidh dhe mosmarrëveshjet me Udinezen. Pozzo dhe Lotito akoma nuk janë takuar dhe duket se janë shumë larg.

Qëllimi i Lacios është që të zgjidh në mënyrë përfundimtare cështjen me bardhezinjtë dhe më pas të pres oferta nga Parisi. PSG do tentoj te përfshij edhe Pastoren por përfitimet e tij vjetore janë të lartas dhe një rikthim I tij në Serinë A, për momentin duket i vështirë.