NBA. San Antonio shkatërron Oklahomën 117 – 89

San Antonio Spurs ka thyer mbrëmë Oklahoma City Thundër në takimin e 5-të të finaleve të konferencës së Lindjes. Pas dy humbjeve radhazi në Oklahoma skuadra e Gregg Popovich ju rikthye lojës së mrekullueshme që zhvilloi në dy takimet e para të kësaj serie dhe tashmë ndodhet vetëm një fitore larg finales së madhe të NBA. Protagonisti kryesor për Spursa-t ishte Veterani Tim Duncan me 22 pikë të shënuara.

Në “ At and T” Center të San Antonio-s takimi nis më mirë për miqtë të cilët e mbyllën pjesën e parë në avantazh por më pas gjatë pjesës së dytë teksanët filluan dominimin e tyre falë pikëve të Duncan dhe Ginobili, Në fund të dy pjesëve të para rezultati ishte Spurs 65 Thunder 55.

Në pjesën e tretë vendasit e morën plotësisht në dorë kontrollin e lojës duke dominuar në të gjithë sektorët e fushës. Durant dhe Westbrook u munduan ta mbanin Oklahomën në lojë por supremancia e San Antonios ishte evidente. Në pjesën e fundit të takimit pikët e Green dhe Leonard bënë që rezultati të ishte deri turpërues për skuadrone Brooks. Spursa-t arritën deri në +33 pikë avantazh.

Për skuadrën e Popovich përveç Tim Duncan në formë mjaft të mirë u shfaqën edhe Manu Ginobili, Boris Diaw dhe Leonard. Nuk i mjaftuan Thunders-ave 25 pikët e Kevin Durant dhe 23 pikët e Westbrook.

Nesër në “ Energy Arena “ të Oklahomës do ët zhvillohet takimi i 6-të i kësaj serie i cili do të përcaktoj nëse do të jetë San Antonio që do të kalojë në finalet e NBA apo do të shkohet në takimin e 7-të dhe të fundit për të vendosur se cila skuadër do të shpallet fituese e konferencës së Perëndimit dhe njëkohësisht të ketë mundësinë të konkurroj për titullin kampion në basketbollin amerikan.