Kukësi blindon mbrojtjen, firmosin Bicaj, Dushku dhe Idrizaj
Nga OraNews Përditësimi i fundit 30 Maj 2014, 16:21
Kukësi ka zyrtarizuar ditën e djeshme 3 "goditjet" e para të merkatos së verës. Presidenti Gjici ka arritur akordin me dy qëndërmbrojtësit Ditmar Bicaj dhe Erion Dushku, si dhe mbrojtësin e majtë Endri Idrizaj, i cili mbylli sezonin me Bylisin. Deri më tani nuk ka asnjë konfirmim nga klubi nëse do të ketë largime nga skuadra pas këtyre përforcimeve, që pritet të shtohen në ditët në vijim. Klubi ka bërë për vete sa u përket ndeshjeve të Kupave të Europës fantazistin Elis Bakaj, ndërsa është në tratativat e fundit dhe me mesfushorin Erando Karabeci.Me ardhjen zyrtarisht të kësaj tresheje, reparti i mbrojtjes së Kukësit blindohet, pasi në përbërje janë edhe emra të tjerë si Smajli, Brahja, Malota, Hallaçi e Shameti.