Roy Hodgson : Kupa e botës është kulmi i karrierës time
Përfaqësuesja e Anglisë po vazhdon përgatitjet për të bërë një paraqitje sa më të mirë në kupën e botës e cila do të startojë më 12 qershor në Brazil. Trajneri i kësaj skuadra ka folur për mediat britanike duke e cilësua këtë turne si kulmin e karrierës së tij dhe me gjithë se është hera e dytë që Hodgson drejton një kombëtare në botëror e para ka qënë me Zvicrën më 1994, ai e cilëson këtë botëror si ngjarjen më të rëndësishme të karrierës së tij.
“ Po, mendoj se ky botëror është kulmi i karrierës sime si trajner. Edhe Europiani ishte mjaft i rëndësishëm por besoj se kupa e botës është diçka tjetër.”
Më pas 66 vjeçari foli për ndjesitë e tij në lidhje me skuadrën që drejton dhe me këtë turne madhor.
“ Tashmë kam dy vjet që drejtoj kombëtaren, ndihem mirë dhe i njoh personalisht pothuajse të gjithë lojtarët e mi. Jemi të vendosur të bëjmë mirë dhe nuk duam që kjo mundësi të na shpëtoj nga duart. Mund ta kesh shansin vetëm një herë në jetë që të marrësh pjesë në këtë kompeticion.”-theksoi tekniku anglez
“ Kjo është skuadra të cilën vetë e kam zgjedhur kështu që nuk do të kem asnjë justifikim nëse dështojmë. Nuk do më dëgjoni as mua e as kapitenin tim Gerrard të qahemi nëse nuk bëjmë mirë në këtë turne, por besojmë se i kemi të gjitha mundësitë të paraqitemi në nivele të larta.”- përfundoi trajneri i kombëtares së ‘ tre luanëve ‘ Roy Hodgson.
Anglia është pjesë e grupit D së bashku me Italinë, Uruguajin dhe Costa Ricën. Takimin hapës përfaqësuesja britanike do ta luajë më 14 qershor përballë kombëtares së Cesare Prandellit.